v-circle-o Created with Sketch.

Cili Është Personaliteti i Fëmisë Tuaj?

Për më shumë teste psikologjike dhe kuize logjike vizitoni http://www.1fakt.al/ por ndërkohë; Bëni këtë test për të gjetur se cfarë personaliteti ka fëmija juaj dhe të zbuloni gjithashtu se si duhet të silleni me fëminë tuaj.

FX
Krijuar nga FX (User Generated Content*)User Generated Content is not posted by anyone affiliated with, or on behalf of, Playbuzz.com.
Dec 10, 2021

7QEF.COM: Fëmija im qan

7QEF.COM: Kur planifikoni një shëtitje me fëmijën ...

7QEF.COM: Mendoj se komunikimi me fëminë tim

7QEF.COM: Fëmija im mund të përshkruhet më mirë si

7QEF.COM Të ushqesh fëminë tënd ...

7QEF.COM: Fëmi i Qetë

7QEF.COM: Fëmi i Qetë

7QEF.COM: Nëse keni një fëmijë të qetë, konsiderohuni me fat! Vogëlushi juaj përshtatet shumë mirë, fleksibël me ushqimin dhe nuk fiket në fund të ditës. Fëmija juaj konsiderohet i mrekullueshëm dhe kalon shumicën e ditës duke qeshur. Fëmija juaj nuk ka probleme të argëtojë vetveten dhe shijon gjithashtu shoqërinë e të tjerëve.

Fëmijët e qetë hyjnë në këtë botë paqësisht dhe i dhurojnë prindërve plot net të qeta gjumi. Ushqimi gjatë natës është shumë i thjeshtë - fëmija ushqehet dhe kthehet në gjumë. Me këtë fëmijë të qetë ju mund të mendoni se të rrisësh fëmijë është gjëja më e thjeshtë në botë. Ju bile vrisni trurin se përse nënat e tjera kanë kaq vështirësi.

7QEF.COM: Fëmi i Parashikueshëm

7QEF.COM: Fëmi i Parashikueshëm

7QEF.COM: Fëmija juaj e parashikueshme do ju shkaktojë shumë pak andralla. Edhe pse jo aq e butë sa një fëmijë i qetë, ju mund të përballoni lehtësisht nevojat e fëmijës tuaj. Psh nëse hap gojën dhe fërkon sytë ajo ka nevojë për gjumë. Nese kafshon çfarë ka nëpër duar do të thotë se po i dalin dhëmbët. Pra ju mund ta kuptoni shumë kollaj!

Ajo rri mirë me veten, por për afro 15-20 minuta dhe jo më shumë. Fëmijët e parashikueshëm ankohen si të gjithë fëmijët e tjerë. Ndryshimi është se ato ngushëllohen shpejt sepse kanë zakone normale fëmijësh. Ju me siguri nuk jeni përballur me shumë sesione qarje, ku nuk dini se çfarë të bëni.

Siç mund ta merrni me mend, fëmija juaj i parashikueshëm do të marrë vetë vendimet kur vjen puna tek gjumi. Mbase nuk mëson aq shpejt sa fëmija i qetë por ka pak shance që ajo t' ju shqetësojë gjatë natës. Ajo do të adaptohet sipas planeve tuaja dhe do të flejë mirë në fund. Ajo është kaq e parashikueshme!

1FAKT.al: Fëmi i Ndjeshëm

1FAKT.al: Fëmi i Ndjeshëm

1FAKT.al: Fëmija juaj i ndjeshëm nuk do të humbasë asgjë! Ky vogëlush kaq i kapshëm shikon, dëgjon, nuhat dhe ndjen me frekuenca më të larta se të tjerët. Ai ju kujton për gjëra të cilat mund të mos i vini re, si psh një bluzë që pickon, një erë e fortë apo një zë që ngrihet.

Për fëminë tuaj, një dalje shëtitje është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ndërkohë që fëmijët e tjerë lejojnë të kalojnë dorë më dorë, në ambiente me shumë njerëz, fëmija juaj shqetësohet menjëherë.

Me siguri ju keni shumë vështirësi të krijoni një rutinë ditore. Ajo që shkonte mirë dje nuk pin ujë sot. Fëmija juaj shqetësohet shpesh, dhe ju nuk arrini ta kuptoni përse në shumicën e rasteve. Duket sikur preferon vetminë kur është jashtë apo me njerëz dhe han më mirë kur është i vetmuar dhe i qetë. Fëmijët sensitivë mund të kenë vështirësi të qetësohen mjaftueshëm sa për ti zënë gjumi. Ju me siguri keni kaluar shumë kohë duke e mbajtur, tundur e shkundur fëminë tuaj sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që funksiononte.

Fëmijët sensitivë shijojnë familjaritetin. Më shumë se fëmijët e tjerë ajo ka nevojë për një rutinë shumë të rregullt, përndryshe jeta bëhet shumë e shqetësuar. Duhet shumë kohë për tu mësuar me njerëz dhe vende të reja. Këta vogëlushë i japin shumë mundësi prindërve që ti ofrojnë dashuri, suport dhe mbështetje. Kini shumë kujdes tek sinjalet që fëmija juaj ju jep. Nëse mësoni mënyrën e komunikimit të fëmijës tuaj ju do ti keni punët më të lehta.

1FAKT.al: Fëmi Guximtar

1FAKT.al: Fëmi Guximtar

1FAKT.al: Nuk ka asnjë dyshim se kush i ka gjërat në dorë me një fëmijë guximtar, fëmija i ka! Këta vogëlushë duket se hyjnë në këtë botë me një mentalitet drejtuesi. Ata dinë se çfarë duan dhe nuk duan. Ata janë të zhurmshëm, energjik dhe entuziastë për gjithçka.

Fëmijët guximtarë bëjnë shumë gjëra para të tjerëve.

Fëmijët guximtarë zgjohen nga gjumi duke ulërirë për ju apo ndaj jush. Fëmijët guximtarë nuk duan të rrijnë vetëm. Ata kërkojnë gjithmonë vëmendjen tuaj.

Të gjithë e kuptojnë kur fëmija guximtar hyn në dhomë. Ata hidhen përpjetë nga eksitimi, i marrin lodrat fëmijëve të tjerë por nganjëherë edhe flokët :-) Ata janë një stuhi për tu përballuar. Nëse fëmijët e tjerë luajnë ngadalë me lodrat, fëmija juaj guximtar i shkatërron.

Ju gjeni veten gjithë kohës duke i kujtuar fëmijës tuaj të sillet mirë, të qetësohet dhe ti lërë rrallë të tjerëve në këndin e lodrave. Ju mendoni se fëmija juaj është "agresiv por pa të keq". E vërteta është se fëmija juaj ka një zemër floriri. Ajo eksitohet nga jeta, njerëzit dhe aktivitetet e reja, dhe kjo energji shfaqet me volum të lartë. Ajo ju kujton ju sa gëzim duhet të ketë në jetën tonë.

Ka shumë rëndësi ti jepni fëmijës tuaj guximtar shumë kohë përgatitje për gjumë. Aplikoni drita të ulëta, zë të ëmbël dhe mos lejoni as mizën të lëvizë. Fëmijët guximtarë refuzojnë gjumin nëse i vjen në mënyrë të papritur. Mbani dhomën e tyre tepër të qetë dhe pa distraksione. Harroni celularët, dritat e natës apo lodrat pranë shtratit.

Ju e dini se të kesh një fëmijë guximtar kërkon shumë energji prindërore, durim dhe ide.

1FAKT.al: Fëmi Zemërak

1FAKT.al: Fëmi Zemërak

1FAKT.al: Nëse keni një fëmijë zemërak mbase ky kuiz nuk ju nevojitet. Ai mbase qan e ankohet shumicën e ditës, dhe reagimi i tij i parë për shumë gjëra është qarja. Aktivitete argëtuese dhe për tu mbajtur mend si banja apo veshja e irritojnë fëmijën tuaj.

Ju keni provuar shumë gjëra kur fëmija juaj ishte bebe, mbase dhe keni kritikuar veten për djetat e gabuara gjatë shtatëzanisë apo trashëgiminë gjenetike por kjo nuk ju ka ndihmuar aspak për të kaluar ditët tuaja të vështira. Një fëmijë që qan kaq shumë ju heq çdo dëshirë për të bërë një fëmijë tjetër. E vetmja gjë pozitive me fëmijët zemërakë është se, ato pak raste kur qeshin, ju keni një kënaqësi që rrallëkush e provon ... sikur të keni fituar një llotari.

Fëmijët zemërakë mërziten shpejt. Si fëmijët e ndjeshëm ata kanë nevojë për rregull, rutinë dhe qëndrueshmëri për tu ndjerë të qetë. Nëse dikush shkatërron rutinën e tyre ata zemërohen shumë.

Gjithë fëmijët jetojnë më mirë nëse jeta e tyre është e qetë dhe e parashikueshme, por fëmijët zemërakë kanë nevojë për këto gjëra në mënyrë të veçantë sepse ata konsiderojnë të papranueshme ndryshimet. Për të qetësuar një fëmijë zemërak nevojitet një rrjedhë dite e tepër e parashikueshme nga zgjimi deri në mbrëmje. Rutina e gjumit duhet të jetë e njejta çdo mbrëmje. Fëmijët zemërakë ndjehen shkëlqyshëm nëse kur vjen koha për gjumë nëna i këndon një nina-nana apo babai i lexon përrallën e preferuar.

These are 10 of the World CRAZIEST Ice Cream Flavors
Created by Tal Garner
On Nov 18, 2021
SIGN UP TO PLAYBUZZ
Get our daily email with a new quiz each day
Don't worry. We don't spam.

TRENDING